Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në Miss Univers, njihuni me modelen përfaqësuese

Arabia Saudite po përgatitet të bëjë debutimin e saj në konkursin e njohur Miss Universe në vitin 2024 me pjesëmarrjen e përfaqësueses së

Mars 27, 2024 - 12:50
 0
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në Miss Univers, njihuni me modelen përfaqësuese

Arabia Saudite po përgatitet të bëjë debutimin e saj në konkursin e njohur Miss Universe në vitin 2024 me pjesëmarrjen e përfaqësueses së saj të parë, Rumy Alqahtani.

Alqahtani, një modele e njohur nga Riadi, tashmë ka bërë emër në industrinë e konkurseve të bukurisë duke konkurruar në disa gara anembanë globit, si konkursi Miss and Mrs Global Asian i mbajtur në Malajzi, sipas raportimeve.

Sipas Emirates Woman , modelja dhe influencuesja 27-vjeçare tashmë ka fituar titujt Miss Arabia Saudite , Miss Lindja e Mesme, Miss Arab World Peace dhe Miss Woman (Arabia Saudite).

Miss-i ndau lajmin emocionues në Instagram, për hyrjen e Arabisë Saudite në konkursin Miss Universe 2024. Ajo postoi një foto të saj me një fustan temin në ngjyrë argjendi, duke veshur një brez Miss Universe Arabia Saudite dhe duke qëndruar pranë flamurit saudit.

“E nderuar që marr pjesë në Miss Universe 2024. Kjo është pjesëmarrja e parë e Arabisë Saudite në konkursin Miss Universe”, shkroi ajo./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.