Arben Kraja shpjegon përse s’u kërkua autorizim kur u caktua “detyrim paraqitje” për Berishën
Prokurori Arben Kraja parashtroi mesditën e kësaj të hëne kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit, për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Kraja shpjegoi edhe përse prokuroria nuk iu drejtua Kuvendit kur vendosi masën e detyrimit të paraqitjes për ish-Kryeministrin. “Ne kemi vepruar bazuar në legjislacionin në fuqi, në Kushtetutënn dhe Kodin e […]
Prokurori Arben Kraja parashtroi mesditën e kësaj të hëne kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit, për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Kraja shpjegoi edhe përse prokuroria nuk iu drejtua Kuvendit kur vendosi masën e detyrimit të paraqitjes për ish-Kryeministrin.
“Ne kemi vepruar bazuar në legjislacionin në fuqi, në Kushtetutënn dhe Kodin e Procedurës Penale dhe kemi paraqitur atë kërkesë, të cilën na e ka miratuar edhe Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apeli. Kështu që nga pikëpamja e përmbajtjes jemi totalisht të bindur që kemi të drejtë dhe i qëndrojmë kësaj deri në fund. Cilat janë arsyet përse? Gjithmonë duhet t’i referohemi ‘Kushtet e procedimit’, nenin 288, sepse aty është gjitha baza te Kodi i Procedurës. Kur ndaj një deputeti duhet të caktohet masa e sigurimit e arrestit, burg ose në shtëpi, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, kontroll personal apo i banesës, prokurori kërkon autorizim. Gjithë debati që bëhet këtu është shumë i thjeshtë, është vetëm tek një shprehje; çfarë do të thotë heqje lirie. Besoj për arrest në burg e shtëpi nuk kemi diskutime as për kontrollet. Heqje lirie do të thotë heqje lirie, nuk është kufizim. Kufizim dhe heqje janë dy nocione krejt të kundërta. Kufizimi është më i ngushtë, heqja është totalisht heqje. Kur do ishim ne në rast të një heqje që unë mendoj që prokurori duhet ë vinte para jush të kërkonte leje?
Tek neni 232, llojet e masave shtrënguese. Një nga masat shtrënguese që parashikohen është shtrimi i përkohshëm në spital psikiatrik. Çfarë do të thotë kjo? Heqje totale e lirisë. Në kushtet të tilla, unë shpresoj që të mos kemi asnjë situatë të tillë, por ligji i parashikon këto situata, prokuroi patjetër duhet të vijë para Kuvendit, duhet të kërkojë leje për ta marra këtë. E jep gjykata ose jo është histori tjetër pastaj. E dyta, thuhet te neni 289, mosdhënia e autorizimit, pra nëse ne vijmë me kërkesë për arrest dhe Kuvendi nuk e miraton sepse ka arsye e tij, nuk e pengon të kërkojë masa të tjera të sigurimit prokurorin, sipas nenit 244. Masat e tjera janë ato që ju thashë. Ne kemi bërë këtë procedurë”.
/f.s
What's Your Reaction?