Arbnor Muja largohet nga kampionët e Belgjikës, firmos me klubin turk

Një lëvizje surprizë ka ndodhur në minutat e fundit në meraton dimërore. Mesfushori i kombëtares shqiptare Arbnor Muja është larguar nga kampionët belgë

Shkurt 9, 2024 - 20:48
 0
Arbnor Muja largohet nga kampionët e Belgjikës, firmos me klubin turk

Një lëvizje surprizë ka ndodhur në minutat e fundit në meraton dimërore. Mesfushori i kombëtares shqiptare Arbnor Muja është larguar nga kampionët belgë të Antverp për tu transferuar në Turqi.

Muja ka firmosur për tre vite e gjysëm me skuadrën turke të Samsunspor.

“Futbollisti i Shqipërisë, Arbnor Muja, që së fundi luajti për Royal Antverp në Belgjikë, ka firmosur për tri vjet e gjysmë me skuadrën tonë”, ka njoftuar Samsunspor.


Samsunspor vetëm dy pikë më shumë se skuadra e pozitës së 17-të që dërgon të dërgon në kategorinë e dytë turke. Mbetet për t’u parë në qoftë se ky do të jetë hapi i duhur në karrierë për Mujën.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.