Arkitekti italian prezanton projektin e akademisë së City-t në Durrës: Do të ketë 8 fusha sportive

Këtë të mërkurë është prezantuar projekti i kampusit sportiv të Akademisë së Futbollit të Manchester City-t në Durrës. E duket se ky projekt i është lënë në dorë arkitektit të njohur italian nga Firence, Marco Casamonti-t, i cili është i njëjti që ka ideuar stadiumin “Air Albania”. Sa i përket kampusit sportiv që do të […]

Prill 17, 2024 - 13:25
 0
Arkitekti italian prezanton projektin e akademisë së City-t në Durrës: Do të ketë 8 fusha sportive

Këtë të mërkurë është prezantuar projekti i kampusit sportiv të Akademisë së Futbollit të Manchester City-t në Durrës. E duket se ky projekt i është lënë në dorë arkitektit të njohur italian nga Firence, Marco Casamonti-t, i cili është i njëjti që ka ideuar stadiumin “Air Albania”.

Sa i përket kampusit sportiv që do të vendoset në Durrës, Casamonti tha se do të jenë 8 fusha sportive, gati-gati si ministadiume të pajisura të gjitha me infrstrukturën e nevojshme. Ai u shpreh se do të përdoret i njëjti dizajn me “Air Albania”-n në Tiranë ku përveç veprimtarive sportive parashikohet të realizohet edhe një park.

“Besoj se në pak muaj kur do të realizohet ky projekt besoj se kjo qendër do të jetë një qendër që do të ndryshojë të gjithë zonën përreth. Kur mua më pyesin cili është vendi yt i preferuar them që Shqipëria sepse në Shqipëri jam munduar të ndryshoj jetën e njerëzve”, u shpreh Casamonti.

Arkitekti italian u shpreh se dëshiron që projekti të zhvillohet me materiale natyrore.

“Mendoj se kjo do të jetë një infrastrukturë që do të na bëjë të ndihemi krenarë sepse sikundër ndihemi krenarë për stadiumin.

Në këtë projekt kam vënë të gjithë zemrën dhe dëshirën time”, përfundoi ai.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.