Armando Broja pranë kalimit te Milan, kuqezinjtë kanë vetëm një dilemë

Milan i është rikthyer pistës Armando Broja. Kuqezinjtë italianë po tentojnë të sigurojnë një numër 9 në ditët e fundit të merkatos. Dhe sulmuesi i talentuar shqiptar është një nga dy alternativat e “Djallit”. Për sulmin e skuadrës së Stefano Piolit pëlqehet edhe Hugo Ekitike, sulmuesi 21-vjeçar i PSG-së. Për kartonin e të cilit kampionët […]

Gusht 14, 2023 - 13:15
 0
Armando Broja pranë kalimit te Milan, kuqezinjtë kanë vetëm një dilemë

Milan i është rikthyer pistës Armando Broja. Kuqezinjtë italianë po tentojnë të sigurojnë një numër 9 në ditët e fundit të merkatos. Dhe sulmuesi i talentuar shqiptar është një nga dy alternativat e “Djallit”.

Për sulmin e skuadrës së Stefano Piolit pëlqehet edhe Hugo Ekitike, sulmuesi 21-vjeçar i PSG-së. Për kartonin e të cilit kampionët e Francës kërkojnë rreth 20 mln euro.

Pista tjetër është ajo që të dërgon te Broja. Me Milanin që ka raporte të shkëlqyera me Chelsea dhe kërkon 21-vjeçarin shqiptar në huazim. Opsion që u pëlqen edhe londinezëve.

Shtypi italian shkruan se e vetmja dilemë lidhet me faktin që Broja nuk është ende në 100%. Pasi po punon fort për të arritur formën e duhur sportive pas dëmtimit të rëndë që pësoi në gju gjatë muajit dhjetor.

Kjo nuk është hera e parë që emri i “yllit” shqiptar lidhet me një transferim të mundshëm në Serie A te “gjiganti” italian.

/f.stafa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.