“Armando Broja, shqiptari që vrapon për të atin”! “Gazzeta dello Sport” artikull special yllit kuqezi në prag të Europianit

Armando Brojës i është kushtuar një artikull nga prestigjiozja italane “Gazzeta Dello Sport”, pikërisht në prag të Europianit. Kjo media e prezanton Brojën si objektivin numër një të Milanit dhe citon disa nga momentet e tij, duke dashur të prezantojë futbollistin shqiptar tek italianët, ku nuk përjashtohet mundësia që të jenë tifozët e tij të […]

Qeshor 9, 2024 - 15:30
 0
“Armando Broja, shqiptari që vrapon për të atin”! “Gazzeta dello Sport” artikull special yllit kuqezi në prag të Europianit

Armando Brojës i është kushtuar një artikull nga prestigjiozja italane “Gazzeta Dello Sport”, pikërisht në prag të Europianit.

Kjo media e prezanton Brojën si objektivin numër një të Milanit dhe citon disa nga momentet e tij, duke dashur të prezantojë futbollistin shqiptar tek italianët, ku nuk përjashtohet mundësia që të jenë tifozët e tij të rinj.
“Jam shumë krenar kur luaj për Shqipërinë. Mund të bëhem një ikonë e të mos harrohem sa të jetë jeta… Kur karriera ime të ketë perënduar dua që emri im të mos harrohet kurrë! Këtë e bëj për Shqipërinë dhe babain”, u shpreh Broja për “Gazzetta dello Sport”.

Theksojmë se Armando Broja është rritur nga babai i tij Xhevahir Broja me një dashuri mjaft të madhe për atdheun që nuk do e hidhte kurrë poshtë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.