Armë dhe kokainë në makinë, Gjykata lë në burg Edevaldo Haxhiun: Drogën e kam për përdorim vetjak

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për Edevaldo Haxhiun, i cili u arrestua dy ditë më parë nga Forcat Shqiponja.

Mars 11, 2024 - 16:45
 0
Armë dhe kokainë në makinë, Gjykata lë në burg Edevaldo Haxhiun: Drogën e kam për përdorim vetjak

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për Edevaldo Haxhiun, i cili u arrestua dy ditë më parë nga Forcat Shqiponja. 39-vjeçari u kap në rrugën “Frang Bardhi”’.

Haxhiu u arrestua pasi në makinën e tj, efektivët e policisë gjetën një pistoletë dhe municione luftarake. Në makinën e tij u gjet gjithashtu një sasi kokaine.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar sot Edevaldo Haxhiu ka thënë se lëndën narkotike të cilën e mbante në makinë e kishte për përdorim vetjak, duke mohuar akuzën për shitje droge.

Për sa i përket pistoletës dhe municioneve luftarake ai ka “kyçur” gojën para togave të zeza.
Edevaldo Haxhiu, rezulton një emër i njohur për policinë, pasi ndihmoi që të fshihej nga policia bosin turk të kriptovalutave, Faruk Ozer./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.