Armët bërthamore, Putini u jep urdhër forcave ushtarake pranë Ukrainës

Rusia është kthyer në një industri lufte pas më shumë se dy vitesh pushtimi të Ukrainës. Fronti duket se ka ngecur, me përfitime

Maj 6, 2024 - 13:40
 0
Armët bërthamore, Putini u jep urdhër forcave ushtarake pranë Ukrainës

Rusia është kthyer në një industri lufte pas më shumë se dy vitesh pushtimi të Ukrainës. Fronti duket se ka ngecur, me përfitime minimale me kosto të mëdha nga të dyja palët, ndërkohë që Rusia vijon të kërcënojë botën me armë bërthamore.

Sëfundmi, mediat ruse raportojnë për një stërvitje të madhe të ushtrisë në zonat pranë Ukrainë, ndërkohë që urdhri është dhënë edhe për të simuluar një sulm taktik bërthamor ndaj forcave ukrainase në terren.

Armët bërthamore taktike janë mbushje të vogla, ndryshe nga raketat e mëdha balistike apo të ngjashme dhe veprojnë në territore të kufizuara kryesisht në rastet kur fronti ka “ngecur”.

As Rusia dhe asnjë vend tjetër nuk ka përdorur deri më tani armë bërthamore taktike ndonjëherë në fushëbetejë, megjithatë duket se Putini po përdor të gjitha format për të frikësuar Perëndimin që të mos ndihmojë Ukrainën.

Sulmi i parë dhe i vetëm bërthamor ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore nga SHBA-ja ndaj Japonisë ku amerikanët lëshuan dy bomba bërthamore, një ndaj Hiroshimës dhe tjetra ndaj Nagasakit duke i dhënë kështu fund rezistencës së japonezëve. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.