“Armiqësor me korrupsionin, miqësor me qytetarin”, Rama flet për situatën e Kadastrës

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur zërave për mosfunksionimin e sistemit të Kadastrës. Në një postim në Facebook, krahas një fotoje me fluksin e punës në sistemin digjital, kreu i qeverisë shprehet se ky sistem është armiqësor me korrupsionin dhe miqësor me qytetarin. “Dhe thonë e thonë s’funksionon sistemi i ri i Kadastrës. Kjo është […]

Gusht 28, 2023 - 13:54
 0
“Armiqësor me korrupsionin, miqësor me qytetarin”, Rama flet për situatën e Kadastrës

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur zërave për mosfunksionimin e sistemit të Kadastrës. Në një postim në Facebook, krahas një fotoje me fluksin e punës në sistemin digjital, kreu i qeverisë shprehet se ky sistem është armiqësor me korrupsionin dhe miqësor me qytetarin.

“Armiqësor me korrupsionin, miqësor me qytetarin”, Rama flet për situatën e Kadastrës

“Dhe thonë e thonë s’funksionon sistemi i ri i Kadastrës. Kjo është vetëm një fotografi e fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje nga lart, poshtë, anash për të marrë e dhënë favore, pa shans për ryshfet sepse sistemi nuk ha mik dhe pa të gjitha sëkëllditë e tmerret e të kaluarës në marrjen e shërbimit.

Ndërkohë që po, e vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta, por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem armiqësor me korrupsionin dhe miqësor me qytetarin”.

Edi Rama në Facebook

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.