Arnold Schwarzenegger ndalohet në aeroportin e Mynihut, nuk deklaroi…

Arnold Schwarzenegger do të përballet me procedura penale tatimore, pasi nuk ka deklaruar një artikull pas mbërritjes në Gjermani, tha një zyrtar i shtypit i Doganës së Mynihut për CNN të mërkurën. “Ai nuk ka deklaruar një produkt. Një produkt që u importua nga vende jo anëtare të BE-së për të mbetur në BE. Dhe […]

Janar 18, 2024 - 11:11
 0
Arnold Schwarzenegger ndalohet në aeroportin e Mynihut, nuk deklaroi…

Arnold Schwarzenegger do të përballet me procedura penale tatimore, pasi nuk ka deklaruar një artikull pas mbërritjes në Gjermani, tha një zyrtar i shtypit i Doganës së Mynihut për CNN të mërkurën.

“Ai nuk ka deklaruar një produkt. Një produkt që u importua nga vende jo anëtare të BE-së për të mbetur në BE. Dhe ky proces vlen për të gjithë”, tha zyrtari i shtypit Thomas Meister.

Meister tha se ish-guvernatori i Kalifornisë dhe ylli i filmit u lirua pasi u mbajt për më shumë se dy orë.

“Arnoldi u ndalua për tre orë sot në aeroportin e Mynihut për shkak se udhëtoi me një orë që do e nxjerrë në ankandin e bamirësisë së tij për krizën klimatike, nesër në Kitzbuhel (në Austri),” tha një burim i afërt me aktorin për CNN.

Burimi tha se artikulli në fjalë ishte një orë e markës luksoze zvicerane Audemars Piguet dhe kushton 26 mijë euro.

Schwarzenegger-it nuk iu kërkua të plotësonte një formular deklarate dhe ai iu përgjigj sinqerisht çdo pyetjeje nga doganierët, tha burimi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.