‘Arrest shtëpie’/ Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, lihet në fuqi masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit

Gjykata e Lartë ka marrë vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili kërkoi heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Togat e zeza kanë lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së duke rrëzuar rekursin e paraqitur nga lideri demokrat, i cili prej muajit dhjetor ndodhet nën arrest shtëpie. “Kolegji Penal, pasi shqyrtoi ne teresi […]

Prill 9, 2024 - 15:25
 0
‘Arrest shtëpie’/ Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, lihet në fuqi masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit

Gjykata e Lartë ka marrë vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili kërkoi heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Togat e zeza kanë lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së duke rrëzuar rekursin e paraqitur nga lideri demokrat, i cili prej muajit dhjetor ndodhet nën arrest shtëpie.

“Kolegji Penal, pasi shqyrtoi ne teresi dhe ne themel te gjitha shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lenien ne fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024, te Gjykates se Apelit te Posaçëm per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar“, thuhet në vendimin e Gjykatë së Lartë.

Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani. SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë. Zgjatja e afateve të hetimit pritet të miratohet nga Gjykata e Posaçme.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë:

Kolegji Penal, pasi shqyrtoi ne teresi dhe ne themel te gjitha shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lenien ne fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024,  te Gjykates se Apelit te Posaçëm per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se GJL vendosi që të lërë në fuqi masën e sigurisë të vendosur nga GJKKO. Berisha ka “trokitur” në të gjitha shkallët e gjyqësorit, duke thënë se nuk ka kushte ligjore, që të mbahet në këto kushte. Sipas mbrojtjes, Berisha nuk ka mundësi që të ikë apo të prishë provat.

Pavarësisht pretendimeve të Berishës, edhe betejën në Gjykatën e Lartë e humbi. Berisha ka të drejtë të revokojë masën në GJKKO./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.