“Arrest shtëpie” për ish-kreun e Bashkisë Durrës, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për ndryshimin e masën së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Kujtojmë se shkak për ndryshimin e masës nga ana e gjykatës u bë tejkalimi i afateve të paraburgimit. Ndërkohë, SPAK kishte kërkuar që Dako të kthehej në qeli. […]

Prill 8, 2024 - 12:25
 0
“Arrest shtëpie” për ish-kreun e Bashkisë Durrës, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për ndryshimin e masën së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Kujtojmë se shkak për ndryshimin e masës nga ana e gjykatës u bë tejkalimi i afateve të paraburgimit. Ndërkohë, SPAK kishte kërkuar që Dako të kthehej në qeli.

FOTO: Momenti kur Vangjush Dako la burgun në Durrës, 27 Shkurt 2024

Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës pa dokumentacionin e nevojshëm.

Pak javë më parë GJKKO kërkoi nga SPAK që deri në datën 27 Shkurt të plotësojë dosjen edhe me një akt ekspertimi në lidhje me projektin e vijës bregdetare, për të cilën Dako dhe disa ish-zyrtarë dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën.

Afati i përcaktuar nuk u zbatua për shkak të mungesës së akt-ekspertimit topografik. Në këto kushte, seanca u shty për më 18 Mars. Vangjush Dako u arrestua në Qershor të vitit 2023 me urdhër të SPAKm ndërsa u lirua nga “arresti me burg” për t’u vendosur në “arrest shtëpie” në 7 Shkurt 2024.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.