Arrest shtëpie për ish zyrtaren/ Ish drejtuesja e Kadastrës mohon akuzat në sallën e gjyqit

Ish- drejtuesja e Kadastrës së Durrësit, Raimonda Dashi u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Posaçme. Ajo u vu nën hetim pasi

Tetor 28, 2023 - 14:50
 0
Arrest shtëpie për ish zyrtaren/ Ish drejtuesja e Kadastrës mohon akuzat në sallën e gjyqit

Ish- drejtuesja e Kadastrës së Durrësit, Raimonda Dashi u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Posaçme. Ajo u vu nën hetim pasi dyshohet se gjatë mbatjes së këtij posti ka ndihmuar në pastrimin e parave te një grup kriminal.

 

Por në sallën e gjyqit ajo mohoi akuzat ndërsa tha se me Besian Ramajn, të dënuar në Belgjikë për trafik narkotikësh, ka patur lidhje intime. Ish zyrtarja u shpreh se me të ka edhe një fëmijë, të cilit Ramaj nuk  ka dhënë atësinë.

 

Edhe për dy vëllezërit Besian dhe Leonard Ramaj gjykata vendosi arrest në burg në mungesë por ndërkohë të dy ata janë dënuar nga autoritetet belge.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.