Arresti shtëpiak i Berishës, kërkesa e SPAK: S’lejohet të komunikojë me persona të tjerë veç atyre që banojnë me të

Media ka siguruar kërkesën e SPAK për ‘arrestin e shtëpisë’ për Sali Berishën. Ish-kryeministri nuk lejohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që banojnë me të. Kjo sipas Report TV do të thotë se Berishës i ndalohet edhe komunikimi me ndjekësit e tij në facebook apo platformat e tjera sociale. “… me masën […]

Dhjetor 26, 2023 - 17:05
 0
Arresti shtëpiak i Berishës, kërkesa e SPAK: S’lejohet të komunikojë me persona të tjerë veç atyre që banojnë me të

Media ka siguruar kërkesën e SPAK për ‘arrestin e shtëpisë’ për Sali Berishën. Ish-kryeministri nuk lejohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që banojnë me të. Kjo sipas Report TV do të thotë se Berishës i ndalohet edhe komunikimi me ndjekësit e tij në facebook apo platformat e tjera sociale.

“… me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën rruga “Mustafa Matohiti”, duke u siguruar mbrojtja e tij me punonjës policie të shtetit si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”- thuhet në kërkesën e zbardhur të SPAK./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.