Arrestimet për koncesionin e sterilizimit/ Basha: Kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët

Pas arrestimeve me urdhër të SPAK sa i takon koncensionit të sterilizimit, vjen një reagim nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Në një mesazh në ‘Facebook’, Basha theksoi se këto koncesione korruptive janë denoncuar në SPAK edhe nga PD. REAGIMI I BASHËS Koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të qeverisë Rama, të cilat janë denoncuar […]

Gusht 17, 2023 - 10:46
 0
Arrestimet për koncesionin e sterilizimit/ Basha: Kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët

Pas arrestimeve me urdhër të SPAK sa i takon koncensionit të sterilizimit, vjen një reagim nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Në një mesazh në ‘Facebook’, Basha theksoi se këto koncesione korruptive janë denoncuar në SPAK edhe nga PD.

REAGIMI I BASHËS
Koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të qeverisë Rama, të cilat janë denoncuar publikisht dhe janë kallëzuar penalisht në SPAK nga Partia Demokratike. Për vite me radhë paratë e shqiptarëve nuk janë vendosur në shërbim të pacientëve, por të politikanëve të korruptuar dhe klientëve të tyre. Kjo lojë e paskrupullt me shëndetin e njerëzve, është dëshmi e makutërisë primitive të kësaj qeverie, e cila duhet hetuar në thellësi, duke shkuar deri tek burimi i kësaj filozofie korruptive dhe rrënuese për interesin publik, e cila nuk u ndal as gjatë kohës së vështirë të pandemisë. Përshëndes veprimet hetimore të SPAK dhe e inkurajoj t’i shkojnë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë, të cilët presin dhe meritojnë drejtësi!/f.stafa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.