Arrestimi i 24-vjeçarit me dy mina në trup, Balla: Grupet kriminale duhen ndjekur këmba këmbës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me kapjen e një 24-vjeçari që po transportonte 2 mina me telekomandë në Lezhë për t’i shitur tek grupet kriminale. Balla përgëzon policinë, teksa bën thirrje që grupet kriminale duhen ndjekur këmba-këmbës. ‘Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së […]

Mars 22, 2024 - 13:15
 0
Arrestimi i 24-vjeçarit me dy mina në trup, Balla: Grupet kriminale duhen ndjekur këmba këmbës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me kapjen e një 24-vjeçari që po transportonte 2 mina me telekomandë në Lezhë për t’i shitur tek grupet kriminale.

Balla përgëzon policinë, teksa bën thirrje që grupet kriminale duhen ndjekur këmba-këmbës.

‘Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit Lezhë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese.

Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë natë!’, ka qenë reagimi i ministrit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.