Arrestimi i 45-vjeçarit me mina e eksploziv në Rrëshen, reagon Balla: Parandalimi i ngjarjeve kriminale, detyrë parësore e Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin e 45-vjeçarit në Rrëshen të Mirditës, të cilit iu gjetën me vete mina me telekomandë. Përmes një postimi në “Facebook”, Balla shprehet se parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. “Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së […]

Prill 7, 2024 - 15:30
 0
Arrestimi i 45-vjeçarit me mina e eksploziv në Rrëshen, reagon Balla: Parandalimi i ngjarjeve kriminale, detyrë parësore e Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin e 45-vjeçarit në Rrëshen të Mirditës, të cilit iu gjetën me vete mina me telekomandë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Balla shprehet se parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit.

“Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit Mirditë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese.

Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë-natë!

Gjithashtu parandalimi i përshkallëzimit të konflikteve, zbardhja e ngjarjeve të ndodhura më parë, goditja e armëmbajtjes pa leje, lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe i shpërndarjes së lëndëve narkotike, ndalimi i shtetasve në kërkim, si dhe zbatimi me rigorozitet i Paketës për Sigurinë në shkolla, rritin besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit.

Përgëzime Policisë së Shtetit në Durrës, Lushnjë, Elbasan, Shkodër, Tiranë, Lezhë, Kukës, Vlorë, Dibër, Korçë dhe Fier, për rezultatet e operacioneve të 24 orëve të fundit, të cilat kanë çuar në ndalimin e 27 shtetasve dhe ku janë sekuestruar armë zjarri, mina me telekomandë, lendë eksplozive, fara cannabisi, lënde narkotike cannabis dhe kokainë”, -shkruan Balla.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.