“Arrestimi i Radoiçiç, taktikë për të shmangur presionin ndërkombëtar”, Miftaraj: Qeveria Kurti duhet të krijojë një qasje më të afërt me serbët në veri

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një intervistë për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, e cilësoi arrestimin e Milan Radoiçiç këtë të martë në Serbi si një taktikë për të shmangur presionin që ndërkombëtarët kanë ushtruar tek qeveria për sulmin në Banjskë. “Nga presioni i fuqishëm i SHBA dhe BE, [...]Read More...

Tetor 3, 2023 - 16:55
 0
“Arrestimi i Radoiçiç, taktikë për të shmangur presionin ndërkombëtar”, Miftaraj: Qeveria Kurti duhet të krijojë një qasje më të afërt me serbët në veri

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një intervistë për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, e cilësoi arrestimin e Milan Radoiçiç këtë të martë në Serbi si një taktikë për të shmangur presionin që ndërkombëtarët kanë ushtruar tek qeveria për sulmin në Banjskë.

“Nga presioni i fuqishëm i SHBA dhe BE, si duket Vuçiç në koordinim me vetë Radoiçiç kanë bërë arrestimin e tij, që dyshohet për organizimin e sulmit në Banjskë. Dyshoj se ky arrestim ka qenë si rezultat i vullnetit të mirë të Vuçiç. Më e mira do të jetë që i njëjti të ishte arrestuar në bazë të kërkesës së autoriteteve të Kosovës dhe të ekstradohet në Kosovë dhe të përballet me disa akuza për disa vepra penale si cenimi i rendit kushtetues të Kosovës, organizmi i akteve terroriste por edhe ka përdorur skema dhe vula të KFOR në Kosovë që të ketë lëvizje më të lehtë në territorin e Kosovës. Dyshoj si një veprim taktik i Serbisë për të kaluar presionin e madh ndërkombëtar por që nuk jep garant se do të kemi një gjykim që do ta bëjë përgjegjës për veprat penale që ka kryer në Kosovë.“, theksoi ai.

Duke komentuar deklaratën e presidentit Vuçiç një ditë më parë për CNN se kanë tërhequr një pjesë të ushtrisë nga kufiri, Miftaraj theksoi se Serbia do të bënte ‘vetëvrasje’ nëse do të tentonte që të sulmonte Kosovën pasi do të sulmonte NATO-n. Sipas tij, kjo është një presion që bëhet ndaj ndërkombëtarëve.

“Kemi një marrëveshje mes NATO-s dhe autoriteteve të Serbisë ku janë përcaktuar sesa forca mund të qarkullojnë në perimetrin pesë mijë metra nga territori i republikës së Kosovës. Fatkeqësisht partnerët ndërkombëtarë nuk është se e kanë testuar zbatimin e kësaj marrëveshje së paku vitet e fundit, ku Serbia dhe Vuçiç e kanë shfrytëzuar këtë duke bërë manovra në afërsi të territorit të Kosovës, duke dërguar ushtarë në kufi. Kanë më shumë se 37 baza në vijën kufitare me republikën e Kosovës. Kemi pasur së paku te reagime nga këshilltari për sigurinë në Shtëpinë e Bardhë dhe BE ku i bëjnë kërkesë Serbisë që të tërheq këto forca, që dëshmon që rreziku ende nuk ka kaluar dhe me një shtet si Serbia të papriturat mund të ndodhin në çdo çast. Do të ishte një vetëvrasje për Serbinë nëse do të mendonte të fillonte një sulm ndaj Kosovës sepse sulmi ndaj Kosovës do të ishte i drejtpërdrejtë ndaj NATO-s. Por është një lloj presioni që iu bëhet ndërkombëtarëve përmes ushtrisë së Serbisë.”, theksoi analisti.

Ndërkaq, Miftarja shtoi gjatë intervistës se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani do të duhej të ‘shfrytëzonin’ situatën e krijuar dhe dobësinë e Listës Serbe pas sulmit në veri për të krijuar një qasje më pragmatiste dhe më të hapur me qytetarët serbë në veri të Kosovës.

“Nga e diela e javës së kaluar, kemi një situatë të re. Fatmirësisht me shpërbërjen dhe humbjen e këtij grupi terroristësh, edhe pjesa e popullsisë serbe janë më të kthjelluar sepse kanë qenë subjekt i presionit nga grupet kriminale të udhëhequra nga Radoiçiç që kanë penguar qytetarët të bëhen pjesë e jetës institucionale dhe të jetojnë jetën e tyre të lirë nga çfarëdo lloj presioni i jashtëm. Kam pritur nga presidentja dhe kryeministri Kurti që të ketë një qasje më pragmatike dhe liberale me qytetarët serbë. Duhet ta kuptojmë se këta qytetarë janë të Kosovës ndaj do të duhet të kishte një qasje më të afërt të qeverisë që të gjejë vullnetin që t’ju ofrojë përkrahje. Lista serbe dhe Radoiçiç e kanë humbur kredibilitetin dhe besimin e ndërkombëtarëve dhe do të jetë e vështirë”, përfundoi ai./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.