Arrestimi i Tufës/ Balla: Ka ende ngjarje të pazbardhura! S’mund të harrohen nëse autorët s’përballen me drejtësinë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të Elmir Tufës, një person i shpallur në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastriotit në Fier. Me anë të një postimi në Facebook, Balla teksa përgëzon punën e policisë, thotë se ka ende shumë ngjarje të pazbardhura që nuk mund të harrohen nëse autorët nuk përballen […]

Nëntor 2, 2023 - 18:30
 0
Arrestimi i Tufës/ Balla: Ka ende ngjarje të pazbardhura! S’mund të harrohen nëse autorët s’përballen me drejtësinë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të Elmir Tufës, një person i shpallur në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastriotit në Fier.

Me anë të një postimi në Facebook, Balla teksa përgëzon punën e policisë, thotë se ka ende shumë ngjarje të pazbardhura që nuk mund të harrohen nëse autorët nuk përballen me drejtësinë.

“Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim për vrasje, u ndalua sot nga Forca Operacionale e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Nuk duhet të harrojmë se kemi ende shumë persona në kërkim, ngjarje të rënda pa autor, e vrasje të vjetra që nuk mund të harrohen nëse autorët nuk përballen me drejtësinë. Përgëzime për sot”, shkruan Balla./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.