Arrestohen 18 anëtarë të Camorras, policia: Bashkëpunonin me zyrtarë të lartë për të përfituar kontrata publike

Policia italiane ka arrestuar 18 persona, si pjesë e grupit famëkeq të Camorras. Mësohet se operacioni u zhvillua në Caivano, si pjesë e një hetimi për infiltrimin e krimit të organizuar në qeveri dhe aktivitetet e administratës së bashkisë. Ka dyshime se organizata kriminale arriti të merrte informacione konfidenciale nga administratorët publikë në lidhje me […]

Nëntor 1, 2023 - 11:20
 0
Arrestohen 18 anëtarë të Camorras, policia: Bashkëpunonin me zyrtarë të lartë për të përfituar kontrata publike

Policia italiane ka arrestuar 18 persona, si pjesë e grupit famëkeq të Camorras. Mësohet se operacioni u zhvillua në Caivano, si pjesë e një hetimi për infiltrimin e krimit të organizuar në qeveri dhe aktivitetet e administratës së bashkisë.

Ka dyshime se organizata kriminale arriti të merrte informacione konfidenciale nga administratorët publikë në lidhje me dhënien e kontratave, raportojnë mediat italiane. Nëntë nga 18 personat e kapur, u arrestuan më 10 tetor. Masa e paraburgimit tashmë është zëvendësuar me masë sigurimi.

9 personat e tjerë të përfshirë janë ende pjesë e të njëjtit hetim. Ata janë 6 kontraktorë lokalë të ndërtesave, të vendosur në arrest shtëpie, ndërsa të tjerët janë eksponentë të krimit të organizuar lokal.

Akuzat janë, për shoqërim mafioz, zhvatje të rënduar me metodën mafioze dhe krime kundër Administratës Publike. Organizata kriminale ka arritur të marrë informacione konfidenciale nga administratorët publikë në lidhje me dhënien e kontratave.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.