Arrestohen dy bashkëpunëtorë në vrasjen e Dankës, trupi i 2-vjeçares ende nuk është gjetur

Autoritetet në Serbi njoftuan sot se kanë arrestuar dy bashkëpunëtorë, për rastin e vrasjes së 2-vjeçares në Serbi. Vogëlushja u përplas nga një

Prill 6, 2024 - 15:50
 0
Arrestohen dy bashkëpunëtorë në vrasjen e Dankës, trupi i 2-vjeçares ende nuk është gjetur

Autoritetet në Serbi njoftuan sot se kanë arrestuar dy bashkëpunëtorë, për rastin e vrasjes së 2-vjeçares në Serbi.

Vogëlushja u përplas nga një automjet ku ndodheshin dy persona, të cilët pas aksidentit e fshehën trupin e saj.

Danka Ilic ishte zhdukur më 26 mars nga qyteti lindor i Borit dhe fytyra e saj ishte bërë kryefjalë për 10 ditë kur autoritetet njoftuan dy arrestimet e para të mërkurën.

Ministria e Brendshme serbe shpjegoi në atë kohë se, bazuar në provat fillestare, vogëlushja ishte goditur nga makina disa minuta pasi i kishte shpëtuar vëmendjes së prindërve.

Sipas ministrisë, drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit më pas e kanë fshehur trupin e saj.

Ministria tha sot se dy personat e arrestuar janë bashkëpunëtorët e autorëve të dyshuar, të cilët i ndihmuan ta zhvendosnin trupin nga zona ku e kishin fshehur fillimisht, në një vend tjetër. Gjithçka ndodhi më 28 mars. Policia është ende në kërkim të trupit të fëmijës, pasi të dyshuarit nuk kanë treguar se ku e kanë fshehur.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.