Arrestohen dy shqiptarët në Greqi, policia u gjeti drogë

Dy shqiptarë të moshës 40 dhe 56 vjeç janë arrestuar nga punonjës policie të Patrullës së Drejtorisë së Policisë së Athinës, të akuzuar

Mars 26, 2024 - 12:40
 0
Arrestohen dy shqiptarët në Greqi, policia u gjeti drogë

Dy shqiptarë të moshës 40 dhe 56 vjeç janë arrestuar nga punonjës policie të Patrullës së Drejtorisë së Policisë së Athinës, të akuzuar për trafik droge.

Sipas informacioneve, pas hetimeve për persona që trafikonin sasi kanabisi në qendër të Athinës, dy të pandehurit u gjetën dhe u vërtetua aktiviteti i tyre kriminal.

Nga kontrolli që pasoi, në zotërim të tyre, si dhe në një shtëpi, u gjetën dhe u konfiskuan: 960,8 gram kanabis në pako individuale najloni për qëllim trafikimi, 2 celularë dhe një peshore elektronike precize. Dy të arrestuarit me rastin e ngritur ndaj tyre janë dërguar në prokurorinë kompetente. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.