Arrestohen “i forti” i Sukthit dhe nipi i tij, ish-shefi i Krimeve u nxori objektivin në pritë për ta vrarë

Ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale. Burime bëjnë me dije se hetuesit kanë arritur të gjejnë prova se Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje e mbetur […]

Dhjetor 22, 2023 - 10:23
 0
Arrestohen “i forti” i Sukthit dhe nipi i tij, ish-shefi i Krimeve u nxori objektivin në pritë për ta vrarë

Ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale.

Burime bëjnë me dije se hetuesit kanë arritur të gjejnë prova se Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje e mbetur në tentativë.

Gjatë kohës që Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person. Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda.

Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi fatmirësisht nuk ndodhi.

Si autorë të këtij komploti me Gjonin akuzohen Rexhep Rrapi i njohur si “i forti i Sukthit” si dhe nipi i tij. Të dy këta persona kanë rënë sot në prangat e Policisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.