Arrestohen zjarrvënësit në Qeparo dhe Pilur, digjen sipërfaqe të mëdha me shkurre

Dy vatra zjarri vijojnë të kërcënojnë disa zona pyjore në Qeparo dhe në Pilur të Himarës. Flakët kanë nisur prej mbrëmjen e së

Gusht 19, 2023 - 15:27
 0
Arrestohen zjarrvënësit në Qeparo dhe Pilur, digjen sipërfaqe të mëdha me shkurre

Dy vatra zjarri vijojnë të kërcënojnë disa zona pyjore në Qeparo dhe në Pilur të Himarës. Flakët kanë nisur prej mbrëmjen e së premtes, ndërkohë këtë të shtunë është dashur ndërhyrja e ndihmës nga ajri.

 

Si pasojë janë djegur kodrat me shkurre, ndërsa për ndihmë kanë mbërritur zjarrfikësit  dhe 40 ushtarë.

 

Policia  ndërkohë ka arrestuar dy persona pasi dyshohet se ndezën zjarrin në fshatin Kudhës.

 

Është proceduar në gjendje të lirë një bari si dhe inspektori i pyjeve për moskallëzim krimi.Edhe në Elbasan janë proceduar dy persona të cilët ndezën një zjarr në pronën e tyre, por doli jashtë kontrollit duke rrezikuar toka të tjera.

 

Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi, ka paralajmëruar se përpara ligjit do të vendoset çdokush që ndez zjarre si dhe do të hetohen edhe ata që nuk lajmërojnë për zjarret.

 

Për zjarret ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili ka thënë se forcat zjarrëfikëse po bëjnë të pamundurën për të shuar vatrat në qarkun e Vlorës.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.