Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunonte gruan

Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku protagonist është një shtetas shqiptarë. 25-vjeçari ka dhunuar për arsye

Mars 4, 2024 - 22:10
 0
Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunonte gruan

Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku protagonist është një shtetas shqiptarë.

25-vjeçari ka dhunuar për arsye ende të paqarta partneren e tij 35-vjeçare me origjinë nga Moldavia.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje.

E reja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ndërsa 25-vjeçari pas ngjarjes u zhduk për t’u gjetur më vonë nga policia në zonën e Karditës.

Ndaj tij është ngritur akuza për lëndim të rrezikshëm trupor, pasi I ka shkaktuar partneres plagë të rënda në kokë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.