Arrestohet 29-vjeçari në Korçë, rrengu që i punoi argjendarit

Një 29-vjeçari korçar nuk i ka shkuar siç duhet plani për të mashtruar një argjendar në qytetin e tij. Policia bën me dije

Maj 14, 2024 - 13:35
 0
Arrestohet 29-vjeçari në Korçë, rrengu që i punoi argjendarit

Një 29-vjeçari korçar nuk i ka shkuar siç duhet plani për të mashtruar një argjendar në qytetin e tij. Policia bën me dije se ka arrestuar të riun pas denoncimit të argjendarit në Korçë se 29-vjeçari i kishte shitur 9 monedha ari të falsifikuara.

I riu i ishte ofruar argjendarit duke e pyetur nëse donte të blinte 9 monedha ari dhe pasi kanë rënë dakord, argjendari ka paguar duke menduar se ishin të vërteta, por më pas ka vërtetuar se bëhej fjalë për një falsifikim duke njoftuar policinë.

“Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar ndaloi shtetasin në kërkim E. S., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka shitur 9 monedha floriri, të dyshuara false, pronarit të një argjendarie”, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.