Arrestohet 38-vjeçari nga Bangladeshi në Gjirokastër, tentoi të kalojë ilegalisht 4 emigrantë drejt Greqisë

Gjirokastër – Një person nga Bangladeshi është arrestuar nga policia pasi kishte tentuar të kalojë ilegalisht, kundrejt pagesës, nga Shqipëria drejt Greqisë, 4 emigrantë. 38-vjeçari nga Bangladeshi është identifikuar me inicialet M.T. dhe jeton në Kamëz. Raportohet se 38-vjeçari kishte strehuar 4 emigrantët një natë më parë në një hotel në Tiranë. “Si rezultat i operacionit, në […]

Dhjetor 9, 2023 - 12:05
 0
Arrestohet 38-vjeçari nga Bangladeshi në Gjirokastër, tentoi të kalojë ilegalisht 4 emigrantë drejt Greqisë

Gjirokastër – Një person nga Bangladeshi është arrestuar nga policia pasi kishte tentuar të kalojë ilegalisht, kundrejt pagesës, nga Shqipëria drejt Greqisë, 4 emigrantë.

38-vjeçari nga Bangladeshi është identifikuar me inicialet M.T. dhe jeton në Kamëz.

Raportohet se 38-vjeçari kishte strehuar 4 emigrantët një natë më parë në një hotel në Tiranë.

“Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, u vu në pranga shtetasi:

M. T., 38 vjeç, nga Bangladeshi, banues në Kamëz.

Ky shtetas ka tentuar të ndihmojë 4 emigrantë që i kishte strehuar në një hotel në Tiranë duke i krijuar kushte per transportin që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi. Sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, ai është larguar, por është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga pas veprimeve hetimore dhe operacionale të Policisë”,- njofton policia.

Blutë raportojnë se kanë sekuestruar gjithashtu 1 celular dhe 200 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.