Arrestohet 44-vjeçari në Durrës/ Braktisi qenin Pitbull që kafshoi të moshuarin

Policia e Durrësit ka arrestuar një 44 vjeç me iniciale A.L, i cili akuzohet për braktisje të qenit të tij Pitbull, që kafshoi

Nëntor 3, 2023 - 11:05
 0
Arrestohet 44-vjeçari në Durrës/ Braktisi qenin Pitbull që kafshoi të moshuarin

Policia e Durrësit ka arrestuar një 44 vjeç me iniciale A.L, i cili akuzohet për braktisje të qenit të tij Pitbull, që kafshoi ditën e djeshme të moshuarin.

 

Ai akuzohet për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”. Policia bën me dije se i moshuari ndohdte në spital nën kujdesin e mjekësve dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Braktisi qenin e tij Pitbull, i cili sulmoi në rrugë dhe dëmtoi një 84-vjeçar, identifikohet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme, për një 84-vjeçar që ishte sulmuar në rrugë, nga qen të llojit Pitbull, ju informojmë se:

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh identifikuan dhe arrestuan pronarin e kafshës (qen i llojit Pitbull), shtetasin A. L., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13, për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.

 

Ndërkaq, 84-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.