Arrestohet 60-vjeçari në Tiranë, dyshohet se abuzoi me 16-vjeçaren për 3 muaj

Një 60-vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Arrestimi i 60-vjeçarit që dyshohet se

Prill 3, 2024 - 11:40
 0
Arrestohet 60-vjeçari në Tiranë, dyshohet se abuzoi me 16-vjeçaren për 3 muaj

Një 60-vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Arrestimi i 60-vjeçarit që dyshohet se ka abuzuar me të miturën ka ndodhur në fshatin Vrap të Tiranës. Vajza 16 vjeçe ka bërë denoncim me pretendimet se prej 3 muajsh 60-vjeçari ka abuzuar seksualisht me të përmes dhunës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.