Arrestohet autori që tentoi të vriste me armë zjarri 24-vjeçarin në Shkodër

Shkodër- Një ditë pas të shtënave  me armë zjarri në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorin që tentoi të

Prill 7, 2024 - 13:55
 0
Arrestohet autori që tentoi të vriste me armë zjarri 24-vjeçarin në Shkodër

Shkodër- Një ditë pas të shtënave  me armë zjarri në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorin që tentoi të vriste me armë zjarri 24-vjeçarin.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se në pranga ka rënë 50-vjeçari me iniciale  M. Ç, banues në Shkodër.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas konfliktit ndërmjet shtetasve R. M. dhe M. Ç., që ndodhi rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin e përfshirë në konflikt M. Ç., 50 vjeç, banues në Shkodër”, njofton policia.

Gjatë një konflikti e sipër 50-vjeçari qëlloi pasidten e djeshme me armë zjarri kundrejt 24-vjeçarit.

Nga hetimet dyshohet se 50-vjeçari, për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Shkodër. Nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.