Arrestohet babai në Greqi, harroi vajzën e tij 4-vjeçare të mbyllur në makinë

Një burrë në Greqi u vu në pranga mbrëmjen e së martës, pasi kishte harruar brenda mjetit vajzën e tij 4-vjeçare. Kalimtarët e kanë gjetur të mbyllur brenda një automjeti në oborrin e supermarketit në Missolonghi, raportojnë mediat greke.  Menjëherë janë lajmëruar autoritetet, ku policia ka thyer xhamin e mjetit dhe ka nxjerrë vogëlushen. Është njoftuar nëna […]

Gusht 9, 2023 - 22:05
 0
Arrestohet babai në Greqi, harroi vajzën e tij 4-vjeçare të mbyllur në makinë

Një burrë në Greqi u vu në pranga mbrëmjen e së martës, pasi kishte harruar brenda mjetit vajzën e tij 4-vjeçare. Kalimtarët e kanë gjetur të mbyllur brenda një automjeti në oborrin e supermarketit në Missolonghi, raportojnë mediat greke. 

Menjëherë janë lajmëruar autoritetet, ku policia ka thyer xhamin e mjetit dhe ka nxjerrë vogëlushen.

Është njoftuar nëna e 4-vjeçares, e cila ka shkuar në vendngjarje. Të shoqëruar nga një makinë patrulle, e mitura dhe nëna e saj u dërguan në spital.

Vogëlushja qëndron e shtruar në spital për arsye parandaluese, ndërsa ndaj babait është ngritur një akuzë për ekspozim në rrezik të vajzës së tij.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.