Arrestohet burri që tentoi të shiste veshkën në rrjet, për të paguar borxhet e kumarit

Mediat në Kazakistan kanë publikuar së fundmi momentet e arrestimit të një burri që ishte përpjekur të shiste veshkën e tij në rrjete ilegale të internetit. Ministria e brendshme tha se i dyshuari kishte tentuar të shiste organin “një blerësi çfarëdo në internet”, mes të tjerave për të paguar borxhet e bixhozit që arrinin në […]

Shkurt 3, 2024 - 17:02
 0
Arrestohet burri që tentoi të shiste veshkën në rrjet, për të paguar borxhet e kumarit

Mediat në Kazakistan kanë publikuar së fundmi momentet e arrestimit të një burri që ishte përpjekur të shiste veshkën e tij në rrjete ilegale të internetit.

Ministria e brendshme tha se i dyshuari kishte tentuar të shiste organin “një blerësi çfarëdo në internet”, mes të tjerave për të paguar borxhet e bixhozit që arrinin në 15 000 dollarë.

“Ai e kishte vleresuar veshkën e tij 18 mijë dollarë amerikanë dhe përpiqej ta shiste kujto që i ofronte paratenë rrjetet e errëta të internetit”.

“Autori i ofronte përdoruesve të rrjetit trupin e tij, ndërsa operacioni i heqjes së organit duhet të organizohej nga marrësi”, shtonin autoritetet, të cilët i ishin përgjigjur ofertës së jashtëligjshme online dhe i dyshuari kontaktoi.

Oficerët pretendonin të interesuar për transplantin dhe për të paguar.

‘Zyrtarët e Kokshetau, ndaluan të dyshuarin para transferimit të fondeve,’ shtonte policia.

Ne pamjet e publikuara shihen momentet e arrestimit te shkelsit.

Hetimet vijojnë per qartësimin e rrethanave./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.