Arrestohet çifti shqiptar në Itali, u kapën me 2.5 kilogramë heroinë! U vëzhguan prej ditësh nga policia, shfrytëzonin banesën e tyre si ‘depo’ droge

Një çift shqiptar ka rënë në pranga nga autoritetet italiane pasi iu gjetën 2.5 kg heroinë në makinë. Dyshja është kapur në Romë në lagjet Torrova, aty ku kishin edhe apartamentin prej të cilit shisnin drogën. Policia kishte rënë prej ditësh në gjurmët e tyre dhe kishin nisur ti ruanin në zonën ku trafikonin drogën, […]

Shtator 17, 2023 - 17:18
 0
Arrestohet çifti shqiptar në Itali, u kapën me 2.5 kilogramë heroinë! U vëzhguan prej ditësh nga policia, shfrytëzonin banesën e tyre si ‘depo’ droge

Një çift shqiptar ka rënë në pranga nga autoritetet italiane pasi iu gjetën 2.5 kg heroinë në makinë. Dyshja është kapur në Romë në lagjet Torrova, aty ku kishin edhe apartamentin prej të cilit shisnin drogën. Policia kishte rënë prej ditësh në gjurmët e tyre dhe kishin nisur ti ruanin në zonën ku trafikonin drogën, raportojnë mediat italiane. 

Oficerët panë 56-vjeçaren e cila doli nga banesa dhe hapi makinën e parkuar. Ajo pa fillimisht përreth dhe kur u sigurua se nuk po e shihte njeri, i dha bashkëshortit të saj sinjalin e ‘dritës jeshile’ për ta futur drogën në banesë.

Në momentin që 61-vjeçari doli nga makina, oficerët e policisë i arrestuan dhe sekuestruan drogën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.