Arrestohet i riu nga Ekuadori, tentoi të nxirrte jashtë Shqipërisë në mënyrë të paligjshme dy bashkëkombasit e tij

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 39-vjeçar nga Ekuadori, por rezident në Itali, pasi u kap në pikën e kalimit kufitar Hani i

Janar 6, 2024 - 15:05
 0
Arrestohet i riu nga Ekuadori, tentoi të nxirrte jashtë Shqipërisë në mënyrë të paligjshme dy bashkëkombasit e tij

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 39-vjeçar nga Ekuadori, por rezident në Itali, pasi u kap në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit duke tentuar të kalojë në mënyrë të paligjshme dy bashkëkombasit e tij nga Ekuadori.

Ai akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 39 vjeç, nga Ekuadori, rezident në Itali, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi është kapur në PKK Hanit i Hotit, duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme, me automjet, në Malin e Zi, 2 shtetase nga Ekuadori.  

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme“, njoftoi policia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.