Arrestohet ish-punonjësi i Prokurorisë së Kukësit, lehtësoi masën e sigurisë për një dënuar

Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar, aktualisht avokat, pasi në kohën kur ishte punonjës i prokurorisë së Kukësit, ndikoi në uljen e dënimit të një të dënuari. Sipas policisë, ndalimi i këtij shtetasi, rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. Shërbimet e Policisë, […]

Shtator 26, 2023 - 19:10
 0
Arrestohet ish-punonjësi i Prokurorisë së Kukësit, lehtësoi masën e sigurisë për një dënuar

Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar, aktualisht avokat, pasi në kohën kur ishte punonjës i prokurorisë së Kukësit, ndikoi në uljen e dënimit të një të dënuari.

Sipas policisë, ndalimi i këtij shtetasi, rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Shërbimet e Policisë, në zbatim të urdhrit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaluan në Kukës dhe vunë në pranga shtetasin Arjan Cengu, 38 vjeç, banues në Kukës.

Ndaj 38-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi dyshohet se më datë 05.03.2021, kohë kur Cengu ka qenë punonjës në Prokurorinë e Kukësit, ka ushtruar ndikim të paligjshëm, për të lehtësuar masën e sigurisë, të caktuar ndaj shtetasit F. I.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.