Arrestohet Jorgo Goro! Bardhi: Lajm i mirë, Rama ta shkarkojë

Është arrestuar kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Arrestimi i tij është bërë pas urdhërit të SPAK. Goro akuzohet për

Mars 23, 2024 - 18:30
 0
Arrestohet Jorgo Goro! Bardhi: Lajm i mirë, Rama ta shkarkojë

Është arrestuar kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Arrestimi i tij është bërë pas urdhërit të SPAK.

Goro akuzohet për shpërdorim detyre.

Pas arrestimit të Jorgo Goros ka reaguar edhe Gazment Bardhi, i cili e ka cilësuar lajm të mirë, ndërsa ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Postimi i Bardhit:

Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra.

Kujtojmë se Goro mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit, i cili u dënua së fundmi për shitblerje votash.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.