Arrestohet komandant ‘Topi’ me urdhër të Gjykatës Speciale, akuzat që rëndojnë mbi të

Komandat ‘Topi’, Haxhi Shala, është arrestuar këtë të hënë me urdhër të Gjykatës Speciale. Lajmi njoftohet nga mediat e Kosovës, ku theksohet se arrestimi i tij vjen si pasojë e një procesi hetimor nga prokurori i Dhomave të Specializuara. Nga të dhënat e para mësohet se komandati, Haxhi Shala dyshohet për vepra penale që lidhen […]

Dhjetor 11, 2023 - 10:38
 0
Arrestohet komandant ‘Topi’ me urdhër të Gjykatës Speciale, akuzat që rëndojnë mbi të

Komandat ‘Topi’, Haxhi Shala, është arrestuar këtë të hënë me urdhër të Gjykatës Speciale. Lajmi njoftohet nga mediat e Kosovës, ku theksohet se arrestimi i tij vjen si pasojë e një procesi hetimor nga prokurori i Dhomave të Specializuara.

Nga të dhënat e para mësohet se komandati, Haxhi Shala dyshohet për vepra penale që lidhen me pengimin e drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se do të hetojë dhe do të ndjekë penalisht të gjithë ata që i frikësojnë apo ndërhyjnë te dëshmitarët, ose “ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.