Arrestohet Milan Radojiçiç, akuzohet për sulmin terrorist në 24 shtator në Kosovë

Arrestohet ish nënkryetari i listës serbe, Milan Radojiçiç. Referuar mediave serbe radojcic do të mbahet në ambientet e paraburgimit për 48 orë. Që prej orëve të para policët e Drejtorisë së Policisë Kriminale në Serbi kanë zhvilluar kontrolle imtësisht në banesën dhe ambientet e tjera që janë në pronëësi të Radojicic, i cili vetëm disa [...]Read More...

Tetor 3, 2023 - 15:15
 0
Arrestohet Milan Radojiçiç, akuzohet për sulmin terrorist në 24 shtator në Kosovë

Arrestohet ish nënkryetari i listës serbe, Milan Radojiçiç. Referuar mediave serbe radojcic do të mbahet në ambientet e paraburgimit për 48 orë.

Që prej orëve të para policët e Drejtorisë së Policisë Kriminale në Serbi kanë zhvilluar kontrolle imtësisht në banesën dhe ambientet e tjera që janë në pronëësi të Radojicic, i cili vetëm disa ditë më pparë pranoi përmes avokatit e toj që kishte organizuar sulmin terrorist në  në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.

I njëjti është dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal. Përmes një letre të lexuar nga avokati i tij, Radoiçiç njoftoi se ai kishte bërë të gjitha përgatitjet logjistike, duke theksuar se Qeveria e Serbisë nuk ishte e informuar mbi organizimin e tij.

Ai madje e kishte cilësuar vrasjen e policit si aksidentale, pas së cilës ka nisur një përleshje e ashpër nga të dyja palët. Ai ka theksuar se zyrtarët e Beogradit nuk ishin në dijeni të veprimeve të tij./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.