Arrestohet në Dubai “truri” i Call-Center Amant Josifi, e duan autoritetet spanjolle

 Arrestohet në Dubai Amant Josifi, i cili konsiderohet si një nga personat më të fuqishëm në biznesin e Call-Center në vendin tonë.  

Shtator 14, 2023 - 14:15
 0
Arrestohet në Dubai “truri” i Call-Center Amant Josifi, e duan autoritetet spanjolle

 Arrestohet në Dubai Amant Josifi, i cili konsiderohet si një nga personat më të fuqishëm në biznesin e Call-Center në vendin tonë.

 

Josifi është prangosur për llogari te Spanjes.

 

Policia e Shtetit u ka kerkuar informacion mbi akuzat dhe per cfare ka qene ne kerkim nga autoritet spanjolle.

 

Paraprakisht mendohet se drejtesia spanjolle e kerkon Josifin per mashtrim me skemen e call-center.

 

Përmes këtyre skemave mashtruese, qytetare europiane josheshin që të investonin në bursa të huaja me pretendimin se mund të fitonin shumëfish.


Mendohet se këto skema mashtruese kanë sjell një dëm prej qindra milione euro në xhepat e qytetareve të ndryshëm në vendet e BE-së.

 

Përvec kompanive call-center, Amant Josifi ka punuar edhe si Këshilltar I Ministres së Mbrojtjes Olta Xhacka deri në vitin 2020.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.