Arrestohet një person, dyshohet për planifikim të një sulmi terrorist në Kosovë

Autoritetet gjyqësore në Kosovë njoftuan se kanë arrestuar një person që dyshohet se ishte përgatitur që të kryente një “sulm të gjerë ndaj

Tetor 8, 2023 - 15:50
 0
Arrestohet një person, dyshohet për planifikim të një sulmi terrorist në Kosovë

Autoritetet gjyqësore në Kosovë njoftuan se kanë arrestuar një person që dyshohet se ishte përgatitur që të kryente një “sulm të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë”.

 

Prokuroria Speciale tha se i dyshuari B.M, për disa muaj kishte bërë plane dhe përgatitje për këtë sulm.

 

“Me këto veprime i pandehuri B.M. do të kryente veprën penale ‘Përgatitja e veprave terroriste ose veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës’”, u tha në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

 

Prokuroria bëri të ditur se gjykata kompetente ka miratuar kërkesën e tyre dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

 

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që përgatit kryerjen e një vepre terroriste mund të dënohet nga pesë deri në 20 vjet burgim./rel

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.