Arrestohet një person pas zbulimit të skandalit të hapjes së tunelit drejt Gjykatës së Lartë në Mal të Zi

Gjyqtari hetues i Gjykatës Themelore në Podgoricë i ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë për Predrag Mirotic (31), të vetmin të arrestuar në operacionin “Tuneli”. Kështu ka thënë për “Vijesti” përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja Tijana Zhivkoviq, e cila ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të gjyqtares. Zhivkoviq shpjegoi se më parë ishte […]

Shtator 26, 2023 - 21:45
 0
Arrestohet një person pas zbulimit të skandalit të hapjes së tunelit drejt Gjykatës së Lartë në Mal të Zi

Gjyqtari hetues i Gjykatës Themelore në Podgoricë i ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë për Predrag Mirotic (31), të vetmin të arrestuar në operacionin “Tuneli”.

Kështu ka thënë për “Vijesti” përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja Tijana Zhivkoviq, e cila ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të gjyqtares.

Zhivkoviq shpjegoi se më parë ishte lëshuar një urdhër për kryerjen e një hetimi në lidhje me të gjithë të dyshuarit.

Ajo tha se arsyet për caktimin e paraburgimit janë të njëjta me ato për të cilat klienti i saj ishte ndaluar më parë nga prokurori.

Prokuroria themelore shtetërore në Podgoricë dyshon se katër shtetas të Serbisë – Veljko Markoviq (32), Milan Markoviq (53), Dejan Jovanoviq (30) dhe Vladimir Eriq (32), – se nga fundi i korrikut deri më 11 shtator hapën një tunel për në depon e gjykatës.

Ndryshe, tuneli nëntokësor, 30 metra i gjatë, nga bodrumi i një banesë në qendër të Podgoricës deri në depon e Gjykatës së Lartë, u zbulua më 11 shtator.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.