Arrestohet një shqiptar dhe vihet nën hetim një tjetër, iu gjetën 4 kilogramë kokainë e 55 mijë euro cash në shtëpi

Një shqiptar është arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim nga policia italiane më 17 nëntor, pasi akuzohen për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Në kuadër të një operacioni antidrogë, teksa dilnin nga shtëpia e tyre në qytetin e Rigovos, shqiptarit të arrestuar iu gjet me vete 260 gramë kokainë. Duke marrë shkas […]

Janar 19, 2024 - 20:01
 0
Arrestohet një shqiptar dhe vihet nën hetim një tjetër, iu gjetën 4 kilogramë kokainë e 55 mijë euro cash në shtëpi

Një shqiptar është arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim nga policia italiane më 17 nëntor, pasi akuzohen për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të një operacioni antidrogë, teksa dilnin nga shtëpia e tyre në qytetin e Rigovos, shqiptarit të arrestuar iu gjet me vete 260 gramë kokainë.

Duke marrë shkas nga sasia relativisht e madhe e kokainës që shqiptari kishte me vete, autoritetet italiane vendosën të kontrollonin dhe shtëpinë e tij, ku gjetën 4 kilogramë të tjera kokainë, si dhe 55 mijë euro cash.

Sipas mediave italiane, droga ishte e ndarë në doza dhe e destinuar për shitje.

Shqiptari i arrestuar është i burgosur aktualisht në Rigovo për veprën penale të posedimit të lëndës narkotike me qëllim shitjen.

Ndërsa, bashkëpunëtori i tij është lënë në gjendje të lirë për të njëjtën vepër, ndërkohë që hetimet për të po vazhdojnë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.