Arrestohet punonjësi i DRSHTRR në Elbasan, ndihmoi 37-vjeçarin të shiste makinat e marra me qira

Një punonjës tjetër i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan është vënë në pranga nga policia, pasi në bashkëpunim me një punonjëse tjetër, ndihmuan një 37-vjeçar të shiste tre makina që kishte marrë me qira. Të dy punonjësit e DRSHTRR 30-vjeçarja I.B  dhe 25-vjeçari R. L ishin shpallur në kërkim, por në […]

Nëntor 28, 2023 - 10:58
 0
Arrestohet punonjësi i DRSHTRR në Elbasan, ndihmoi 37-vjeçarin të shiste makinat e marra me qira

Një punonjës tjetër i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan është vënë në pranga nga policia, pasi në bashkëpunim me një punonjëse tjetër, ndihmuan një 37-vjeçar të shiste tre makina që kishte marrë me qira.

Të dy punonjësit e DRSHTRR 30-vjeçarja I.B  dhe 25-vjeçari R. L ishin shpallur në kërkim, por në kuadër të operacionit “Fraud”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tyre.

Nga hetimet dyshohet se dy punonjësit ka shpërdoru r detyrën, duke falsifikuar kontrata për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin kundrejt vlerës 20 mijë euro, nga 37-vjeçari Th. B që u arrestua pardje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.