Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Holandë, i dënuar në Itali me 30 vjet burg

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga njësia “FAST” e policisë holandeze. Ai ishte i dënuar në Itali me 30 vjet burg për trafik droge. Ngjarjet për te cilat akuzohet shqiptari kanë ndodhur mes viteve 2001-2003 dhe lidhen me trafikun e heroinës nga Shqipëria në Itali. Në një nga episodet, në vitin 2003 në Empoli të […]

Nëntor 26, 2023 - 15:47
 0
Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Holandë, i dënuar në Itali me 30 vjet burg

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga njësia “FAST” e policisë holandeze.

Ai ishte i dënuar në Itali me 30 vjet burg për trafik droge. Ngjarjet për te cilat akuzohet shqiptari kanë ndodhur mes viteve 2001-2003 dhe lidhen me trafikun e heroinës nga Shqipëria në Itali.

Në një nga episodet, në vitin 2003 në Empoli të Italisë janë sekuestruar 14 kg heroinë. 45-vjeçari konsiderohet organizator i këtij rasti transporti.

Shqiptari fshihej prej vitesh në Holandë nën një identitet të rremë dhe u arrit të zbulohej pas hetimeve të FAST Holanda. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Amsterdamit e cila do të vendosë për ekstradimin e tij në Itali.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.