Arrestohet shqiptari në Greqi, lëvizte me motorin e vjedhur, shpëton bashkëpunëtori

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi mbrëmjen e së dielës, pas një ndjekjeje të gjatë nga policia. E gjitha nisi kur efektivët

Janar 8, 2024 - 09:08
 0
Arrestohet shqiptari në Greqi, lëvizte me motorin e vjedhur, shpëton bashkëpunëtori

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi mbrëmjen e së dielës, pas një ndjekjeje të gjatë nga policia.

E gjitha nisi kur efektivët u sinjalizuan dy personave që udhëtonin me motoçikletë të ndalonin pasi kishin konstatuar, pasi kontrolluan targën, se mjeti ishte vjedhur pak kohë më parë.

Drejtuesi i motoçikletës, megjithatë, nuk është ndalur në sinjalin e policëve, por përkundrazi filloi të lëvizte më shpejt.

Në një rrugicë drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e motoçikletës, duke u rrëzuar në rrugë. Policia arrestoi 19-vjeçarin shqiptar i cili ishte pasagjer ndërsa bashkëpunëtori i tij u arratis dhe është në kërkim. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.