Arrestohet shqiptari në Greqi, ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të tij

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në ishullin e Kretës nga policia greke ditën e djeshme, pasi akuzohet për dhunë në familje. Mediat lokale

Maj 6, 2024 - 11:35
 0
Arrestohet shqiptari në Greqi, ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të tij

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në ishullin e Kretës nga policia greke ditën e djeshme, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Mediat lokale raportojnë se shqiptari ushtronte dhunë sistematike në familje, ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave, ndërsa rasti i fundit u shënua në orët e para të së dielës, pas përfundimit të meshës për Pashkën Ortodokse.

Mësohet se të dielën 44-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj të bijës 18-vjeçare dhe më pas ndaj bashkëshortes dhe vajzës tjetër, pasi këto të fundit ndërhynë për të ndaluar aktin e dhunës./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.