Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjeti kokainë me vlerë 3 milionë euro

Policia italiane ka sekuestruar 31 kilogramë kokainë në zonën e Ravenës mbrëmjen e djeshme. Droga ishte vendosur brenda një makine që drejtohej nga

Mars 21, 2024 - 17:00
 0
Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjeti kokainë me vlerë 3 milionë euro

Policia italiane ka sekuestruar 31 kilogramë kokainë në zonën e Ravenës mbrëmjen e djeshme.

Droga ishte vendosur brenda një makine që drejtohej nga një 40-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Godo.

Policia e ndoqi dhe më pas ndaloi shqiptarin, i cili, siç raportohet nga Resto del Carlino, fillimisht u mbyll në makinë, duke i rezistuar arrestimit, për t’u rrethuar nga efektivët të cilët më pas e shoqëruan atë në selinë e Guardia di Finanza të Ravenës.

Përveç sekuestrimit të 27 blloqeve kokainë, me vlerë mbi 3 milionë euro, ushtarakët sekuestruan edhe dy telefona dhe makinën e 40-vjeçarit.

Sipas informacioneve të raportuara, burri punonte si bojaxhi shtëpie dhe kishte një precedentë të pastër kriminal. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.