Arrestohet shqiptari në Itali, tentoi të grabiste një dyqan por plagosi pronarin dhe të bijën

Një shtetas shqiptar 49-vjeçar është arrestuar në Milano me akuzën e vrasjes në tentativë, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Shqiptari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur

Maj 12, 2024 - 17:20
 0
Arrestohet shqiptari në Itali, tentoi të grabiste një dyqan por plagosi pronarin dhe të bijën

Një shtetas shqiptar 49-vjeçar është arrestuar në Milano me akuzën e vrasjes në tentativë, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Shqiptari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur pronarin e një dyqani dhe vajzën e tij gjatë një tentative grabitjeje më 4 maj.

Sulmi ndodhi në via Costantino Baroni, kur i dyshuari hyri brenda dyqanit të duhanit në momentin e mbylljes dhe u përpoq të vidhte xhiron ditore dhe biletat gërvishtëse. Pasi i ka plagosur babë e bijë, shqiptari mori në pronësi bileta me vlerë rreth 15.000 euro.

Në një episod të dytë, më 6 maj, ai tentoi të grabiste një dyqan ushqimesh i armatosur me armë, por dështoi.

Hetimet e Policisë së Shtetit kanë çuar në arrestimin e shqiptarit falë analizës së pamjeveve të sigurisë.

Gjatë arrestimit, atij iu gjet një pistoletë gjysmë automatike, plumba dhe një thikë, si dhe veshje që i kishte përdorur gjatë grabitjeve./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.