Arrestohet vrasësi i Vanessës / Bujar Fandaj e goditi me thikë 26-vjeçaren shtatzënë të paktën 7 herë

Vrasja e një tjetër gruaje tronditi një ditë më parë Italinë fqinje. Vanessa Ballan, vetëm 26-vjeçe dhe shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, u masakrua me thikë në shtëpinë e saj në Veneto. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën në Spineda, Riese Pio X, një komunë me 10 mijë banorë që ndodhe rreth 40 minuta […]

Dhjetor 20, 2023 - 10:08
 0
Arrestohet vrasësi i Vanessës / Bujar Fandaj e goditi me thikë 26-vjeçaren shtatzënë të paktën 7 herë

Vrasja e një tjetër gruaje tronditi një ditë më parë Italinë fqinje. Vanessa Ballan, vetëm 26-vjeçe dhe shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, u masakrua me thikë në shtëpinë e saj në Veneto. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën në Spineda, Riese Pio X, një komunë me 10 mijë banorë që ndodhe rreth 40 minuta larg Treviso-s. E reja punonte si arkëtare në një supermarket.

Në foto viktima, Vanessa Ballan, 26-vjeçe

Ajo ishte 3 muajshe shtatzënë dhe prej 3 javësh kishte marrë lejen e parakohshme të lindjes. Vanessa kishte një djalë 4 vjeç, i cili në momentin e ngjarjes ndodhej në kopsht.

Bujar Fandaj
Në foto autori i dyshuar i ngjarjes Bujar Fandaj

Autor i dyshuar i këtij krimi është Bujar Fandaj, një 41-vjeçar nga Kosova, i cili u arrestua disa orë pas krimit, pranë shtëpisë së tij në Altivole.

Sipas të dhënave të deritanishme që përcjell Corriere della Sera, Fandaj dyshohet se hyri me forcë në shtëpinë e viktimës duke e sulmuar gruan shtatzënë e cila ndodhej ende me pizhame. Fillimisht e dhunoi fizikisht, më pas e goditi të paktën 7 herë më thikë. Në duart e 26-vjeçarjes raportohet se kishte shumë plagë, me gjasë pasi Vanessa tentoi të mbrohej deri në moment të fundit.

Vanessa Ballan dhe bashkëshorti Nicola Scapinello

Alarmin e dha bashkëshorti i viktimës, Nicola Scapinello, i cili kishte shkuar në shtëpi për drekë, si dhe një fqinj. Pavarësisht alarmit, shërbimet e emergjencën nuk mundën të bënin asgjë për 26-vjeçaren. Vanessa kishte vdekur për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në kraharor.

Sipas të dhënave të deritanishme viktima dhe vrasësi njiheshin. Ata raportohet se kishin pasur një lidhje të shkurtër dashurie në të shkuarën. Marrëdhënie që sipas mediave italiane ishte mbyllur keq, aq sa ajo kishte pranuar se ndihej e frikësuar prej 41-vjeçarit.

Vanessa Ballan
Vanessa Ballan

Gjatë javëve të fundit, ai e përndiqte, duke i shkuar në vendin e punës. Ajo edhe e kishte denoncuar. Karabinierët kishin ndërhyrë e madje i kishin sekuestruar edhe telefonin për të vërtetuar akuzat e përndjekjes.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.