Arrin në 80 numri i viktimave në Hauai, zjarret shkatërrojnë plotësisht qytezën Lahania

Thellohet në mbi 80 numri i viktimave nga zjarret e kësaj jave në Hauai. Bilanci tragjik pritet të rëndohet, pasi autoritetet numërojnë me qindra të zhdukur, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit dhe për vënien nën kontroll të flakëve. Lahania, një qytezë e tërë në perëndim të ishullit Maui, është shkatërruar plotësisht pasi flakët kanë […]

Gusht 12, 2023 - 15:06
 0
Arrin në 80 numri i viktimave në Hauai, zjarret shkatërrojnë plotësisht qytezën Lahania

Thellohet në mbi 80 numri i viktimave nga zjarret e kësaj jave në Hauai. Bilanci tragjik pritet të rëndohet, pasi autoritetet numërojnë me qindra të zhdukur, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit dhe për vënien nën kontroll të flakëve.

Lahania, një qytezë e tërë në perëndim të ishullit Maui, është shkatërruar plotësisht pasi flakët kanë shkrumbuar çdo gjë. Shumica prej mbi 12 mijë banorësh janë evakuuar.

Mbi 1 mijë ndërtesa atje janë djegur. Për shkak se shumë rrugë janë bllokuar nga flakët, evakuimet dhe furnizimi i disa zonave të banuara po bëhet përmes rrugëve detare.

Autoritetet amerikane thonë se kjo është tragjedia më e rëndë në histori dhe kapërcen edhe atë që konsiderohej e tillë deri më tani, cunamin e 1960-ës ku humbën jetën 61 persona. Ekspertët thonë se rritja e temperaturave po krijon një klimë më të thatë që favorizon zjarret në arkipelag.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.